Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar deputetët se ditën e nesërme do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Alibeaj njofton se mbledhja do të zhvillohet ditën ne nesërme në selinë blu në orën 17:00.
“Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!”
Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pak ditë nga Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar.