Banorët në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit

Banorët kanë dalë në protestë për të tretën ditë radhazi kundër vendimit për të devijuar lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit. Ata janë mbledhur te rrethrrotullimi pranë aeroportit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Një ditë më parë pati përplasje mes policisë dhe banorëve. Uniformat blu shoqëruan një të ri, ndërsa pas tensioneve bënë të mundur zhbllokimin e rrugës.

Banorët shprehen se ky vendim i penalizon dhe se tashmë janë të detyruar të bëjnë shumë kilometra rrugë, edhe për të shkuar të blejnë bukë apo të çojnë fëmijët në shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seven − 6 =