Ancelotti kërkon një Real Madrid ‘të fort’, City do titullin e parë

Real Madrid dhe Manchester City do të luajnë sot në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e dytë dhe të fundit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid kërkon me ngulm të sigurojë fitoren, pas ndeshjes së kaluar ku u shfaqën në një formë jo fort të mirë. Carlo Ancelotti kërkon nga madrilenët egërsi dhe epërsi mbi ‘cityzens’. Karim Benzema mbetet ende një aset i çmuar, që mund ta çojë skuadrën në finale, si pretendente për titull.

Realit do të ketë edhe mungesa, e një prej tyre e konfirmoi vetë Ancelotti. “Alaba nuk mund të luajë, ai nuk është gati për ndeshjen (City)”, tha ai.

Ndryshe nga Ancelotti, Pep Guardiola kërkon t’i sigurojë City-t jo vetëm finalen, por edhe titullin e parë në Champions. ‘Cityzens’ u shfaqën më në formë se madrilenët në ndeshjen e parë, çka bëmn të jenë premtues edhe sot.

Sfida starton në orën 21:00, ndërsa dje Liverpool u kurorëzua finalisti i parë i Ligës së Kampionëve pasi mposhti Villarreal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + 10 =