28-vjeçari vret veten në komisariat, Drejtoria e Tiranës zbarkon në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një 28-vjeçarë i ka dhënë fund jetës duke u varur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 28-vjeçari Igli Ustameta, ishte ndaluar ditën e sotme rreth orës 14:00 pasi akuzohej për disa vjedhje në zonën e Kavajës.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.

Informacione të sigurta bëjnë me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 − one =