Vëllai i dënuar në Itali/ GJKKO konfiskon pasuritë e deputetit! Reagon për herë të parë: Unë i kam krijuar me punë…

GJKKO ka konfiskuar pasurinë e deputetit demokrat në qarkun e Beratit Kasem Mahmutaj.  Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka konfiskuar automjete, tokë truall dhe apartamente.

Kërkesa e SPAK ka ardhur pasi vëllai i deputetit Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj i njohur edhe me emrin Eduarto Toska rezulton i dënuar për prostitucion në Itali.

Vetë deputeti ka folur në një prononcim për “5 Pyetjet.al” duke deklaruar se procesi vazhdon dhe asgjë nuk është mbyllur. Ai ka theksuar se nuk ka lidhje me të vëllanë dhe se pasuritë i ka krijuar me punë dhe sakrificë.

“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.

Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 − four =