Shefi i Inteligjencës së Ukrainës tregon mënyrën si mund të pëfundojë lufta.“Putin është një kriminel lufte për të gjithë botën”

Kyrylo Budanov, një prej shefave të shërbimit të inteligjencës ukrainase, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën është vetëm nëse Vladimir Putin vdes.

Ai tha se pritshmëritë që Kremlini të ndalojë ofensivën e saj në Ukrainë janë të pakta.

I pyetur nga The New Voice of Ukraine, Budanov u shpreh se kjo luftë është fundi i Vladimir Putinit.

“Ky është fundi i tij. Ai është një kriminel lufte për të gjithë botën. E ka dërguar vetë vendin në një rrugë pa kthim” – tha Budanov.

Shefi i spiunazhit ukrainas nuk pranoi të jepte asnjë propozim se si mund të eliminohej Putin. Ai shtoi se vdekja e Presidentit rus, mund të shkaktojë një krizë politike në Moskë, që do ta çonte vendin në copëtim.

Budanov tha se vdekja e Putinit mund të çojë gjithashtu në “ruajtjen relative të integritetit territorial të Federatës Ruse gjatë ndryshimit të udhëheqjes së vendit”.

Shumë analistë perëndimorë kanë pohuar se Putini dëshiron të pretendojë një lloj fitoreje ose përshkallëzim të madh deri në Ditën e Fitores së Rusisë më 9 maj, e cila feston humbjen e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Putin nuk mund të pranojë se po humbet nga Ukraina. Por një fitore e afërt duket ende e pamundur, pasi sot Ukraina e shtyu Rusinë nga qyteti i saj i dytë më i madh në një kundërsulm të suksesshëm.

Ushtarët ukrainas sulmuan në lindje nga Kharkiv , në Ukrainën verilindore, të hënën dhe arritën të rimarrin qytetin Staryi Saltiv rreth 30 milje larg, sipas një konference të inteligjencës së  Pentagonit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 + 12 =