SHBA, Gjykata e Lartë mund të rrëzojë ligjin HISTORIK

Një draft opinion i Gjykatës së Lartë amerikanë që sugjeron se shumica konservatore mund të jetë gati të rrëzojë vendimin historik të marrë në vitin 1973 për çështjen “Roe kundër Wade”, që legalizoi abortin në mbarë Shtetet e Bashkuara, ka provokuar protesta të menjëhershme në orët e mbrëmjes.

Drafti i marrë dhe i publikuar nga Politico, dhe tashme i konfirmuar si i vërtetë edhe nga gjyqtari lartë John Roberts ,  paralajmëron atë që do të ishte një fitore masive për lëvizjen konservatore.

Drafti ka të bëjë me një projekt-mendim të shumicës, të shkruar nga gjyqtari konservator Samuel Alito, i cili godet kështu  vendimin historik të vitit 1973 Roe kundër wade, duke  përcaktuar të drejtën për abort, si të vendosur gabimisht. Megjithëse opinioni përfundimtar nuk pritet të publikohet deri në fund të qershorit, qytetarët amerikane e dhanë përgjigjen e tyre

“Unë qava, dhe po i tregoja shoqes së dhomës. Jemi shumë të zhgënjyera me gjendjen e shoqërisë, nuk e mendonim që kjo mund të ndodhte.”

“Sinqerisht, nuk e mendoja se ata do të guxonin të shkonin deri këtu dhe kjo thjesht tregon se sa e rëndësishme është që njerëzit të flasin.”

“Ajo që njerëzit duhet të dinë është se ka një valë konservatore në rritje që po ndodh në të gjithë botën. Dhe nëse të drejtat tona nuk janë të sigurta këtu, atëherë njerëzit duhet të dinë se ata duhet të mobilizohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre përpara se të arrijmë në këtë pikë në vende të tjera.

Ndërsa Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin për kodifikimin e të drejtave të abortit .

Biden: Ajo që më shqetëson më shumë është ajo, se ne do të vendosim pas 50 vjetësh që një grua nuk ka të drejtë të zgjedhë brenda kufijve të një vendimi të Gjykatës së Lartë… Kjo do të thotë se çdo vendim tjetër i marrë në nocionin e privatësisë vihet në pikëpyetje. Kjo shkon tek të drejtat e tjera themelore: e drejta për martesë, e drejta për të përcaktuar një sërë gjërash, sepse një nga çështjet që kjo gjykatë dhe shumë anëtarë të gjykatës, apo një numër anëtarësh të gjykatës, nuk e kanë pranuar, wshtw  se ka një të drejtë për privatësi në Kushtetutën tonë. Është një ndryshim thelbësor në jurisprudencën amerikane. Nëse gjykata e rrëzon Roe, atëherë u takon zyrtarëve të zgjedhur të kombit tonë në të gjitha nivelet e qeverisjes për të mbrojtur të drejtën e një gruaje për të zgjedhur.

Nëse vendimi përfundimtar nxirret sipas draftit të Alitos, miliona grave amerikane mund t’u hiqet një e drejtë themelore, të cilën shumë e kanë njohur gjatë gjithë jetës së tyre.

Por miliona njerëz që besojnë se jeta fillon në ngjizje do ta festonin një vendim të tillë.Ndërkohë vetë publikimi i  draftit , prish traditën për ruajtjen e konfidencialitetit në gjykatën e lartë, edhe më parë ka pasur rrjedhje informacioni por jo të nivelit të dokumentit të publikuar nga Politico.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × three =