Sali Berisha merr në mbrojtje deputetin e PD që i sekuestruan pasuritë: Po e godasin pse mori pjesë në Kuvendin tim, SPAK përdoret nga Rama

Sali Berisha ka komentuar sekuestrimin e pronave të deputetit Kasëm Mahmutaj nga Gjykata e Posaçme.

Berisha e cilësoi sekuestrimin si vepër të gjykatës të kapur nga kryeministri Edi Rama dhe se erdhi fiks pas Kuvendit të mbledhur nga ai më 30 prill.

“Kam dëgjuar live-in aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjekim me vëmendje zhvillimin.

Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fiks fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi.

Por duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë siç e tha Edi Rama, ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim.

Natyrisht jemi për zbatimin e ligjit, për zbatim të paanshëm të ligjit”-tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × three =