Kryeministri Edi Rama mohoi sot argumentet dhe gjetjet e raportit, duke u shprehur se gazetarët në Shqipëri nuk kërcënohen, liria e fjalës nuk iu është cënuar, nuk kanë qenë viktima të dhunës policore, duke i quajtur të gjitha “trillime e gënjeshtra”.
Sulmet, fyerjet, shpërthimet dhe akuzat ndaj gazetarëve vijnë se pari nga vetë kryeministri që bëri deklaratën e mësipërme. Rama, prej vitit 2017 e në vazhdim, ka sulmuar dhe shfryrë mbi gazetarët e mediet duke iu vendosur një sërë epitetesh ofenduese.
Gjuha dhe retorika që kryeministri përdor me gazetarët mbetet po e njëjta, madje kohët e fundit Rama vendosi ‘dënime’ ndaj tyre duke i kërcënuar me riedukim.
Më poshtë janë disa nga deklaratat fyese që Rama ka bërë për gazetarët:
■ Kazan, derra, zuzarë, kadrinj, derrhane
■ Hipokritë
■ Parazitë
■ Gënjeshtarë
■ Avokatë gjynahqarë të krimit
■ Dembelë
■ Armiq
■ Të papërgjegjshëm
■ Të palexuar
■ (Gazetarëve) tu vijë turp
■ (Gazetarët) torolisin miletin
■ (Gazetarët) janë shkaku i problemeve të vendit
■ (Gazetarët) përçojnë akuzat si tel bakri
■ Amplifikatorë thashethemesh
■ Katund mediatik
■ Qen
■ Idiotë
■ Të paditur
■ Injorantë
■ Flasin përçart
■ Kokbosh
■ Të pirë
■ “Do të ti plotësoj gjithë nevojat që ke, por më lër të ti plotësoj një nga një”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.
■ “Po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.
■ “(Jeni) e papërgatitur, por edhe s’keni faj se keni fëmijë të vogël”, Rama duke folur me gazetaren Ilva Tare.
■ Prostituta të informacionit
■ Gazetat shqiptare “pengojnë aparatin tretës”
■ Mediat janë skandalozë
■ Përhapin lajme të rreme
■ Shkelin dhe cenojnë dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi deri në darkë
■ Të pabesueshme
■ Mjegullojnë të vërtetën
■ Media po degradon çdo ditë
■ Shfryjnë mllef e helm
■ Pa etikë
Referuar Exit News