Rama flet pas fjalës së Zelenskyt: Gjithë kombi ynë, edhe Kosova jemi rreshtuar krah jush

Pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kuvendin e Shqipërisë, Volodymir Zelensky, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Ai përsëriti dhe një herë mbështetjen në luftën kundër Rusisë.

Ky parlament ka nderin të mblidhet dhe tu dëgjojë ju. Nuk shquhet në shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla palët kur kanë rëndë dakord, dhe mbështetja e Ukrainës ndaj pushtuesve ruse janë një nga të paktat rastet kur kemi rëndë dakord të gjithë bashkë. I gjithë kobi ynë përfshirë edhe shtetin shqiptar Kosovës ju kemi mbështetur. Mundësitë tona për tu ardhur në ndihmë janë krejt modeste, por ne kemi besuar se vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e ambasadorëve.’- tha Rama.

Rama ka vlerësuar rezistencën e Ukrainës përballë agresionit rus, teksa tha se ata po i bëjnë një ‘shërbim të çmuar botës, deri dje të përgjumur, demokratike’

Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, qëndresa juaj në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës dhe një shërbim i çmuar që po i bëni botës, deri dje të përgjumur, demokratike. Të gjithë e dimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ku çdo ditë që kalon me tmerret e reja e zgjat shtegun e ngushtë drejt paqes. Sot që në Shqipëri vijnë ukrainas që ikin nga lufta, dëshira juaj që nesër ata të vijën në shtëpitë e dyta për pushime me familjen, do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve të gjithë mbështetjen dhe miqësinë tonë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 + 16 =