Qeveria, media dhe shoqëria greke, “në këmbë” për një mace

Çështja e keqtrajtimit të një maceje prej një të riu me origjine shqiptare, është bërë “lajm dite” në Greqi.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon atë duke joshur kotelen me ushqim dhe më pas e gjuan me këmbë duke e hedhur në det, gjest që ka irrituar irrituar qytetarët në Edipsos.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe nga të gjitha kërkohej dënimi i shqiptarit për aktin e dhunës ndaj kafshës.

Lajmin për arrestimin e tij e ka dhënë madje vetë ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, i cili ka njoftuar në Twitter.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, tha ai në postimin e tij.

“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shtoi ai.

I riu i lindur në vitin 1992, është me origjinë shqiptare dhe është arrestuar në banesën e tij. 30-vjeçari është i skeduar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë, i cili shfaqet në video.

Në Greqi torturimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 + 1 =