Nga OSBE-ja te Karakurt-i, pikëprerjet historike Shqipëri- Ukrainë

Fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë të martën e 3 majit do të kulmojë përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve gjatë viteve të fundit.

Të gjithë ata që kanë probleme me rënien flokëve duhet ta lexojnë urgjentisht!

Shqipëria dhe politika e qeverisë shqiptare ka shkuar kah sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë fill pasi kjo e fundit pushtoi Ukrainën e pavarur më 24 shkurt.

Fjala virtuale e kreut të shtetit ukrainas është një “vizitë” e paralajmëruar kohë më parë, të cilën fati e sërviri në një kohë të pazakontë.

Ishte viti i largët 1993 kur në New York të Shteteve të Bashkuara do të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

Ndërsa më 1 shtator të vitit 2020, ambasadori i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë Volodymyr Shkurov do t’i dorëzonte letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Dy muaj më parë, i Ngarkuari me Punë i sapoemëruar i Shqipërisë në Ukrainë, Fation Peni, i paraqiste Ministrisë së Jashtme të Ukrainës një notë diplomatike nga pala shqiptare.

Kjo, për krijimin e misionit diplomatik shqiptar në Ukrainë.

Karakurt

Nëse tryezat diplomatike shtrëngonin duart mes palëve në shekullin e 20-të, shqiptarët e banonin Ukrainën që në fund të shekullit të 18-të.

Karakurt-i është fshati shqiptar i vendosur në Besarabinë ukrainase, një rajon i larmishëm etnik në Ukrainën jugore.

Vendasit aty janë shumë krenarë për rrënjët e tyre shqiptare.

Të gjithë ata që kanë probleme me rënien flokëve duhet ta lexojnë urgjentisht!

Përveç shqiptarëve, zona mikpret njerëz me prejardhje bullgare dhe moldave.

Përballë Shtëpisë së Kulturës në Karakurt qëndron madje një monument i fisnikut dhe udhëheqësit ushtarak shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Fraza “Toka ime amtare – historia ime është e gjallë” varet në një mur në bibliotekën e Maria Bitovës.

Ukrainasja me origjinë shqiptare shpjegon se fëmijët nga shkollat ​​fqinje vijnë në këtë bibliotekë për të mësuar më shumë për atdheun e tyre origjinar.

OSBE-ja

Kontributi në zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë ishte një nga prioritetet madhore të kryesimit shqiptar të OSBE-së në vitin 2020.

Për të provuar këtë, Rama (kryeministri i Shqipërisë) do të niste vizitat e tij zyrtare pikërisht në Ukrainë.

Asokohe, sipas tij, “kriza në dhe rreth Ukrainës” ishte sfida më urgjente për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Rama do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në fund të bisedës, kryeministri do e ftonte kreun e shtetit që të vizitonte Shqipërinë.

Pas takimeve në Kiev, kryesuesi shqiptar vizitonte Ukrainën lindore më 21 janar, për të fituar përvojë të dorës së parë të situatës së sigurisë dhe humanitare në zonat e prekura nga konflikti.

Duke vizituar urën e riparuar dhe të rihapur në Stanytsia Luhanska, e cila është bombarduar aktualisht nga forcat ruse, Rama e konsideronte “një ilustrim të shkëlqyer të asaj që mund të arrijë vullneti i mirë politik”.

Pushtimi

Situata ka ndryshuar katërçipërisht në Ukrainë dhe efekti i luftës është ndjerë edhe në Shqipëri.

Zelensky do të bënte me dije në fillim të muajit mars përmes një postimi në Twitter se kishte biseduar me Ramën.

Gjatë bisedës, shtoi presidenti ukrainas, palët diskutuan për luftën kundër pushtuesve rusë.

Ndër të tjera, ai deklaronte se u diskutua edhe për punën e përbashkët në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në përmbyllje, Zelensky falënderonte autoritetet shqiptare për ndihmën praktike dhe mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, theksonte dy muaj më parë kreu i shtetit ukrainas.

Shqipëria, sakaq, do të shprehte gatishmërinë e saj për të mirëpritur refugjatë ukrainas.

Një ditë më pas kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të njoftonte se rruga ku ndodhet ambasada ruse dhe ukrainase, do të emërohet si “Ukraina e Lirë”.

Në kryeqytet, madje gjenden vizatime apo shkrime të ndryshme që ravijëzojnë lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës në një periudhë të jashtëzakonshme.

Ndërsa në sallën e parlamentit shqiptar për herë të parë do të dëgjohet të martën vetëm demokracia e fjalës dhe vullneti e dëshira për liri.(Albaniapost)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × five =