Modeli i parë i rrezikut nga tërmetet në Europë tregon vendet më të kërcënuara, mes tyre edhe Shqipëria

Shkencëtarët kanë krijuar modelin e parë të rrezikut nga tërmetet për të gjithë Europën. Ky model do të përbëjë bazën për masat që mund të ndërmerren për t’i bërë komunitetet më elastike ndaj ndikimeve të fatkeqësive natyrore.

Modeli tregon se Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania janë vendet me rrezikun më të lartë të tërmeteve në Europë, të ndjekura nga vendet e tjera të Ballkanit.

Gjithashtu edhe qyteti i Tiranës, së bashku me Zagrebin (Kroaci), Sofjen (Bullgari), Lisbonën (Portugali), Brukselin (Belgjikë) dhe Bazelin (Zvicër) kanë një nivel mbi mesatar të rrezikut nga tërmeti.

Tërmetet kanë qenë përgjegjës për më shumë se 200,000 vdekje si dhe 250 miliardë euro dëme në Europë gjatë shekullit të 20-të.

Për shkak se nuk mund të parashikohet me saktësi se kur dhe ku do të ndodhin në të ardhmen, zonat në rrezik të veçantë duhet të ndërtojnë shtëpi dhe ndërtesa që mund t’i rezistojnë tërmeteve pa pasur shumë dëme.

Sizmiologët, gjeologët dhe inxhinierët europianë kanë rishikuar modelin ekzistues të rrezikut nga tërmetet për Europën që u publikua për herë të parë në vitin 2013 dhe gjithashtu kanë krijuar një model të rrezikut të tërmetit për të gjithë kontinentin për herë të parë.

Rreziku nga tërmeti

Rreziku i tërmetit përshkruan lëkundjet e mundshme të tokës për shkak të tërmeteve të ardhshme dhe bazohet në njohuritë për tërmetet e kaluara, gjeologjinë, tektonikën dhe kushtet lokale të vendndodhjes në çdo vend të caktuar në të gjithë Europën.

Ekipi, i udhëhequr nga anëtarë të Shërbimit Sizmologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Zyrih (Instituti i inteligjencës), thotë se me grupet e të dhënave të përditësuara të modelit të rrezikut, ata kanë një ide më të qartë të vlerësimeve për të gjitha pjesët e Europës.

Rreziku i tërmetit i referohet kostos së vlerësuar ekonomike dhe humanitare të tërmeteve të mundshëm.

Me këtë informacion të hartuar, shkencëtarët besojnë se vendimmarrësit kanë në dispozicion mjete të reja të vlefshme për të ndërtuar komunitete më elastike, duke ndërtuar ndërtesa dhe arkitekturë që mund të përballojnë rreziqet e tërmeteve.

Ata gjithashtu theksojnë se nxitësit kryesorë të rrezikut nga tërmeti janë ndërtesat e vjetra.

Rreziku është më i lartë në zonat urbane shumë të populluara dhe të ndërtuara, si Stambolli dhe Izmiri në Turqi, Katania dhe Napoli në Itali, Bukureshti në Rumani dhe Athina në Greqi.

Të gjitha këto qytete kanë një histori të vuajtjes nga tërmetet, nganjëherë katastrofike.

Faktorë të tillë si mosha e ndërtesave, popullsia dhe dendësia e ndërtesave dhe kushtet lokale të tokës mund të kontribuojnë në rrezikun e tërmetit.

Dhe Turqia, Italia, Rumania dhe Greqia përjetojnë 80 për qind të humbjes mesatare vjetore ekonomike nga tërmetet, e cila arrin në 7 miliardë euro.(SI)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × five =