Ministra “danezë” në qeverinë shqiptare!

Nga Edi Oga

“Kodi i ri etik”, i cili me vendim të Kryeministrit do të aplikohet në kabinetin e tij qeveritar, synon zëvendësimin e shprehjes “peshku qelbet nga koka”, me shprehjen simetrike “peshku pastrohet nga koka”!

Pas 9 vitesh qeverisje me ministra që takoheshin kokë më kokë me biznesmenë, hanin dreka e darka, udhëtonin jashtë shtetit me bileta të paguara nga ata, luanin bixhoz në kazino dhe së fundmi online, pranonin dhurata të shtrenjta, përdornin makinat e zyrës për punët e familjes, thyenin rregullat e qarkullimit duke rrezikuar jetën e qytetarëve, e të tjera si këto, kryeministri thirri: “Stop, këto gjëra nuk do të ndodhin më në kabinetin tim”!

Në fakt ne nuk e dinim që ministrat bënin nga këto punë, por nëse nuk do të qe kështu, kryeministri nuk kishte pse të ndërhynte!

Më tepër se opozitar, duhet të jesh idiot që këtë akt të mos e klasifikosh tek punët e mira të kryeministrit. Ose duhet të jesh politikan ambicioz i maxhorancës në pushtet. Mësohet se, me të mësuar për masat e reja të etikës, një deputet i njohur socialist i tha një kolegu të tij edhe ai i djegur për t’u futur në qeveri; “Ça bo ky kshu mo lla! Me ta nxjerrë qejfit me u bo ministër!” /abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − three =