Me këmbët përpjetë! Këngëtarja e famshme rrëshket nga karrigia (VIDEO)

Një incident nddodhi me këngëtaren e famshme Katy Perry në “American Idol”.

Ajo kishte zgjedhur një veshje të pazakontë pasi u shfaq e veshur si sirena Ariel, e pikërisht kjo e bëri atë që të binte nga karrigia.

Në momentin që Katy ra, menjëherë shkuan pranë saj anëtarët e tjerë të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan. Gjithashtu edhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, vrapoi nga skena drejt asaj sapo dëgjoi zhurmën.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet momenti kur 37-vjeçarja e veshur me kostumin e personazhit të famshëm të animuar bie në dysheme me këmbët përpjetë.

“A jeni mirë?”, e pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “Po”.

“Ajo është mirë”, tha Ryan ndërsa e ngritën dhe e çuan përsëri në karrigen e saj.

Ndërsa publiku më pas shpërtheu në brohorima ‘Katy! Katy! Katy!’ dhe ajo vetëm buzëqeshi.

Ndërkohë video e saj është bërë menjëherë virale në mediat sociale. Katy Perry është anëtare e jurisë së “American Idol” që nga viti 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × four =