Makina përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan, nuk ka të lënduar

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin Tiranë Elbasan.

Sic shihet nga foto e siguruara nga Top Channel, makina është djegur plotësisht.

Mësohet se makina tip Benz, ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + 4 =