Kryeministri italian i bën thirrjen e fortë Europës për Shqipërinë

Kryeministri i Italisë i ka bërë thirrje Europës që të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”, ka thënë kryeministri i Italise.

“Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve”, tha ai. “Ne duhet të ndjekim rrugën e hyrjes që kemi tërhequr, por duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Draghi, raporton Financial Time.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 − 3 =