Klosi: PS do fitojë 61 bashki në 2023-shin, opozita është e pa orientuar

Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi ka zbardhur detaje mbi Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që pritet të mbahet të shtunën në 7 maj.

I ftuar në ABC, Klosi tha se Asambleja vjen në vazhdën e Kongresit të mbajtur më 9 prill. Ai shtoi se nesër PS mbledh kryesi në kuadër të organizimit për garën e ardhshme elektorale, ndërsa u shpreh i bindur se duke përfituar nga konfliktet e brendshme të PD, PS do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të 2023-shit.

“Gara e ardhshme në prill të viti tjetër është shumë e  rëndësishme dhe prandaj do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë avantazh edhe nga kjo situatë ku opozita është krejtësisht e pa orientuar dhe nuk po përgatitet.

Në Asamblenë që do të zhvillohet të shtunën, pas miratimit të Statutit, ne do të miratojmë një sërë rregullash për mënyrën e funksionimit të partisë. Kjo ka të bëjë me mënyrën si zgjidhen organet tona drejtuese në 61 bashki, si funksionon struktura e brendshme e partisë”, u shpreh Klosi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 + six =