Berisha kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike të Shqipërisë me Rusinë.

Në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit, Berisha kërko largimin e ambasadorit rus nga Tirana se dhe atij shqiptar nga Rusia. Berisha bëri thirrje të anulohen vizat për të gjithë qytetarët rusë, kërkesë që e bëri edhe vetë presidenti ukrainas Volodyrmyr Zelenskyy gjatë video-mesazhit në Kuvendin e Shqipërisë.

“Rama në njërën anë votoi për dënim në Këshillin e Sigurimit, shpreh solidaritet për kombin e ukrainas, por nga ana tjetër promovohet projekti “’Ballkani i Hapur’, që i hap rrugë hegjemonisë serbe dhe influencës ruse n rajon. Së dyti, ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje e rëndë për shqiptarët. Ça ishte ky gjest mes kësaj barbarie për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë? Kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve politiko-diplomatike me Rusinë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + one =