Bamir Topi zbulon bisedën e fshehtë me Berishën: Më tha se askush tjetër veç meje…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka treguar një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha se 15 vite më parë, i kishte thënë tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër.

Bamir Topi: Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë, ngjarjet kulmore krijojnë dominant. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, pro edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakohëshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme. Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që maxhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk ekziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Zoti Nano aspironte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.

Ai iu drejtuar selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr. Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 5 =