17 shqiptarët që kanë investuar miliona në prona “offshore” në Dubai

17 persona nga Shqipëria kanë investuar prona “offshore” në Dubai.

Sipas të dhënave të publikuara nga “EU Tax” bëhet fjalë për 19 prona vlera e të cilave arrin në 7 milionë dollarë në Dubai. Ndërkohë 5 të tjerë janë regjistruar në Kosovë.

Kush janë 17 shqiptarët që kanë investuar miliona nëKush janë 17 shqiptarët që kanë investuar miliona në

Këto të dhëna janë zbuluar gjatë një investigimi të Rrjetit të Drejtësisë Tatimore, pas rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale. Në këto dokumente janë të regjistruara edhe datën e lindjes dhe numrin e pasaportës së personave që kanë regjistruar këto prona dhe bie në sy fakti se pronat e paluajtshme në det të hapur në Dubai janë të mëdha – të paktën 146 miliardë dollar

Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshe.

Po ashtu, 94 persona nga Kroacia zotërojnë 125 prona me pasuri në vlerë 42 milionë dollarë, tregojnë të dhënat e rrjedhura në publik. Ndërsa, 237 qytetarë të Serbisë posedojnë 287 prona me vlerë 74 milionë dollarë. 11 persona nga Mali i Zi zotërojnë 16 prona me vlerë shtatë milionë dollarë.

Ekspertët kanë dhënë shpesh alarmin se Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej. Madje, investojnë në këtë vend, pasi vetë drejtësia arabe është neglizhente në këtë drejtim, por edhe mungesa e marrëveshjes së ekstradimit shihet si një problem më vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four − four =