Shkencëtarët japin lajmi mrekullueshëm / Krijohet një ilaç që bllokon kancerin e

Gjithnjë e më shumë po bëhen përparime në mjekësi për trajtimin e kancerit. Shkencëtarët kanë gjetur një ilaç për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Ilaçi i parë që vepron në qelizat burimore të kancerit mund të tregtohet shumë shpejt. Hulumtimi sapo është publikuar në revistën “Nature” dhe është shumë premtues.
Rezultatet e para pozitive, për momentin, janë vërejtur në eksperimentet në minj. Studiuesit kanë shpresa se së shpejti do të funksionojë edhe te njerëzit.

“Është një antitrup (Mcla-158) i quajtur “Petosemtamab”, e aftë të bllokojë përhapjen e kancerit në organe të tjera. Ilaçi ngadalësoi rritjen e kancerit tek minjtë ku ata ishin implantuar”,thuhet në studim. Studiuesit spanjollë që arritën në zbulimin e antitrupit MCLA-158, për herë të parë, përdorën një biobankë organoide nga pacientët me kancer.

Ilaçi do të ishte gjithashtu i sigurt për kancerin e kokës dhe qafës. Sipas të dhënave gjithashtu edhe inteligjenca artificiale (AI) është një aleat i madh në parandalimin e tumorit kolorektal.
AI është 44% më efektive me një reduktim të rrezikut të gabimeve diagnostikuese. Kryerja e këtyre testeve vazhdimisht me ndihmën e AI shoqërohet me një rënie në 8, në rastet e kancerit të zorrës së trashë.

Rezultatet e punës konfirmojnë rëndësinë e vazhdimit të investimit në inteligjencën artificiale.
Raporti shkruan se Universiteti Humanitas prej vitesh është angazhuar në zhvillimin e ilaçeve. Ndërkohë, pritet që të kryhen më shumë hulumtime për funksionin e ilaçit.

Të dhënat kanë treguar se ilaçi në të ardhmen mund të përshtatet mirë edhe për tumore të tjera.Studiuesit shtuan se në krijimin e këtij medikamenti ka pasur rëndësi tw madhe përdorimi i inteligjencës artificiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =