Një pikturë e rrallë e Mikelanxhelo, e zbuluar në vitin 2019, do të dalë në shitje muajin e ardhshëm dhe mund të arrijë deri në 30 milionë euro (33 milionë dollarë), tha të martën shtëpia britanike e ankandeve.
Piktura, u shit në vitin 1907 në Paris dhe u atriubuua si një vepër e shkollës së Mikelanxhelos.
Ajo u “harrua” deri në vitin 2019, kur një specialist i Christie’s e njohu atë si një nga veprat e artistit.
“Ky vizatim mendoj se është një nga zbulimet më emocionuese të bëra në fushën e vizatimeve të Mjeshtrave të Vjetër në një kohë të gjatë,” tha Stijn Alsteens, kreu ndërkombëtar i Christie’s i departamentit për vizatimet e Mjeshtrave të Vjetër.