Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Tom Hanks shiti mini Fiatin për 76 mijë euro, paratë i dhuroi për bamirësi

Është ndoshta Fiat 126p më i shtrenjtë i paguar në histori. Një muaj më parë aktori i njohur Tom Hanks e ka ofruar në ankand veturën dhe ndërkohë ajo është bërë me pronar të ri, i cili ka ndarë për të rreth 76 mijë euro.

Dhe gjithçka filloi në vitin 2016 kur, disi me shaka, Tom Hanks postoi selfie me një Fiat 126p në Budapest, ku po qëndronte për punë. Kaq ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e fanses së aktorit, Monica Jaskols.

Bëhet e ditur se kjo veturë është një nga simbolet e autoindustrisë polake, duke qenë se kjo veturë e vogël është prodhuar nga Polski Fiat, pikërisht në vendin ku jeton fansi i aktorit të njohur.

Kur Jaskolska pa Hanks duke u fotografuar me “Peglice” në Hungari, ajo filloi një fushatë të gjerë për të blerë dhe për t’i dhënë atij një veturë. Hanks ishte i lumtur dhe i dhuroi një shumë të madhe parash spitalit ku punonte Jaskolska.

Gjashtë vjet më vonë, Hanks vendosi të dhurojë të njëjtin Fiat 126p për të financuar fushatën e bamirësisë “Hidden Heroes”.

Vetura u ofrua për shitje përmes një ankandi në bringatrailer.com, ku arriti një çmim prej rreth 76 mijë dollarëve, e cila është ndoshta çmimi rekord historik për një Fiat 126p. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 + 18 =