Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Çrregullimet e Autizmit, format që shfaqen më shpesh dhe simptomat

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës që zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh. Por, tiparet kryesore janë keqfunksionimi i ndërveprimeve sociale, aftësive komunikuese, dhe sjelljeve të kufizuara e përsëritëse. Një fëmijë autik përshkruhet nga familjarët, si: një fëmijë që duket sikur jeton në botën e tij, duke treguar interes të pakët për praninë e të tjerëve dhe ndërveprimin me ta. Afërsisht 15-20 nga 10 mijë fëmijë të lindur, më vonë diagnostikohen me autizëm. Autizmi shfaqet 3-4 herë më shpesh tek djemtë se sa tek vajzat. Në botë dhe në Shqipëri, shpeshtësia e shfaqjes së autizmit tek fëmijët është gjithnjë në rritje, kjo si pasojë e përmirësimit të metodave diagnostikuese, pranisë së faktorëve të panjohur mjedisorë apo të brendshëm, etj.

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se shkaqet e sakta të këtyre keqfunksionimeve tek fëmijët janë ende të panjohura, ndonëse ka patur studime të shumta në këtë fushë. Dyshohet se në shfaqjen e autizmit mund të ndikojnë një sërë faktorësh, si: incidenca gjatë shtatzanisë, komplikacione gjatë dhe ose pas lindjes, faktorë neuro-biologjikë, siç mund të jenë defiçite sensiorale, të vigjilencës, ekuilibrit, faktorë gjenetik, etj. Gjithsesi marrëdhëniet prindërore nuk janë shkak në shfaqjen e autizmit.

Në Ditën Botërore të Autizmit që u shvillua të shtunën (2 prill) ekspertëte shëndetit publik lëshuan apelin se ndërhyrjet e hershme, ofrojnë mundësi më të mira për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe për të përfitime të dobishme përgjatë gjithë jetës tek personat që janë diagnostikuar me autozëm. Sipas tyre, kjo ditë synon që të rrisëndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike.Ka patur një shqetësim të konsiderueshëm publik, si dhe vëmendje të konsiderueshme mediatike lidhur me lidhjen e mundshme ndërmjet autizmit dhe vaksinave. Studime të shumta shkencore, janë përqendruar në këtë çështje, dhe së fundmi është arritur në përfundimin që vaksinat nuk janë të lidhura me autizmin. Gjithashtu, njihen edhe shumë rreziqe shëndetësore të lidhura me mosvaksinimin.

Nga se shkaktohet autizmi?

Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si “X i Brishtë”, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre.

Vendosja e diagnozës për autizimin?

Diagnoza e autizmit bazohet në sjelljet e fëmijës. Aktualisht, nuk ka ndonjë test mjekësor (për shembull analizë gjaku, rreze x, etj) që do të ndihmonte në diagnostikimin e autizmit. Mjekët mund të këshillojnë teste gjenetike për të gjetur një shkak gjenetik, si dhe mund të rekomandojnë teste apo studime të tjera që ndihmojnë në përcaktimin e kushteve të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të pranishme. Kur profesionistët konstatojnë se fëmija ka autizëm apo diagnoza të lidhura me të, problemet vlerësohen në tri hapësira: ndërveprimi social, komunikimi dhe sjelljet/interesat jo të zakonshme.

Format më të shpeshta se si shfaqet autizmi

Autizmi nuk klasifikohet më si një çrregulim i vetëm, por si një spektër çrregullimsh të quajtura Çrregullime të Spektrit të Autizmit, ku përfshihet: Çrregullimi i Autizmit, Sindroma Asperger, Çrregullimi Disintegrativ, Sindroma Rett, dhe Çrregullimi i Autizmit i Paspecifikuar Gjetiu. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara karekteristikat që duhet të dini për shfaqjen e secilës prej tyre. Sa më shpejt të vendoset diagnoza për çrregullimin e autizmit, aq më shpejt individi mund të marrë ndihmën dhe mbështetjen e duhur.

Kur ndodh Sindroma Asperger?

Çrregullimi Asperger ka të bëjë me dëmtimin cilësor në ndërveprimin social,  tëmanifestuar në të paktën dy nga kriteret e mëposhtme që mund të jenë: Dëmtimi i dukshëm në përdorimin e sjelljeve të shumëfishta joverbale, të tilla si kontakti me sy, shprehjet e fytyrës, qëndrimet e trupit, apo gjestet për të rregulluar ndërveprimin social, dështimin për të zhvilluar marrëdhënie me moshatarët, të përshtatshme për nivelin e zhvillimit, mungesën e të kërkuarit spontan për ndarjen e kënaqësisë, interesave apo arritjeve me të tjerët, si dhe mungesën e reciprocitetit social ose emocional.

Modelet e sjelljeve, interesave dhe aktiviteteve të kufizuara, përsëritëse dhe stereotipike të manifestuara në të paktën një nga kriteret në vijim: Preokupimi i përqendruar me një apo më shumë modele të kufizuara dhe stereotipike të interesave që është jonormale në intensitet dhe fokus, zbatimi i dukshëm jofleksibël i rutinave specifike jofunksionale, manierizma motorike stereotipike dhe përsëritëse (për shembull lëvizja e dorës ose e gishtave, apo lëvizje komplekse të gjithë trupit), si dhe preokupimi i vazhdueshëm me pjesë apo objekte.

Ky çrregullim shkakton dëmtim domethënës në hapësirat e marrëdhënieve me njerëzit dhe objektet. Nuk ka ndonjë shtyrje domethënëse tek e folura (për shembull fjalë të vetme në moshën 2 vjeç, fraza komunikimi në moshën 3 vjeç). Po ashtu nuk ka ndonjë shtyrje domethënëse në zhvillimin kognitiv apo në zhvillimin e përshtatshëm për moshën në aftësitë vetëndihmëse, sjelljen përshtatëse (e ndryshme nga ndërveprimi social) dhe kuriozitetin lidhur me mjedisin në fëmijëri. Këto kritere nuk janë gjetur në lidhje me ndonjë çrregullim tjetër pervaziv të zhvillimit.

Çrregullimi Rett (ose Sindroma Rett)

Ky çregullimnë muajt e parë mund të përfshijë: Zhvillim prenatal dhe perinatal dukshëm normal, zhvillimi normal psikomotor pesë muajt e parë pas lindjes, përmasa normale të kokës në lindje. Fillimi i shfaqjeve të dukshme të këtij çregullimi ndodh pas një periudhe të zhvillimit normal që nis pas muajit të pestë të jetës. Ngadalësimi i rritjes së kokës ndërmjet moshës 5 dhe 48 muaj, humbja e qëllimshme e aftësive të fituara më parë të duarve ndërmjet moshës 5 dhe 48 muaj, me disa zhvillime zëvendësuese të lëvizjeve stereotipike të duarve (për shembull lëkundje e dorës, humbja e përfshirjes sociale shpejt (megjithëse shpesh ndërveprimi social zhvillohet). Po ashtu mund të shoqërohet me koordinimin e varfër të ecjes apo lëvizjeve të trungut i dukshëm, si dhe shfaqjen e një dëmtimi të rëndë tëzhvillimit të gjuhës shprehëse dhe një vonesë e rëndë psikomotore.

Çrregullimi disintegretativ

Zhvillim normal i dukshëm për të paktën 2 vjet pas lindjes, që mund të manifestohet me praninë e komunikimit verbal dhe joverbal të përshtatshëm për moshën, marrëdhëniet sociale, lojën dhe sjelljet përshtatëse. Humbja klinikisht e dukshme e aftësive të arritura më parë (përpara moshës 10 vjeçare) në të paktën dy nga hapësirat e mëposhtme: Gjuha shprehëse apo të kuptuarit e saj, Aftësia sociale apo sjellja përshtatëse, kontrolli i urinimit apo jashtëqitjes, loja, si dhe aftësitë motorike.

Anomalitë në funksionim mund të shoqërohen me:Dëmtim cilësor në ndërveprimin social (për shembull dëmtimi në shprehjet joverbale, dështimi për zhvillimin e marrëdhënieve me të barabartët, mungesa e reciprocitetit social ose emocional), me dëmtimi cilësor në komunikim (për shembull shtyrje apo mungesë e gjuhës së folur, paaftësi për të filluar dhe mbajtur një bisedë, përdorim përsëritës dhe stereotipik i gjuhës, mungesë e lojërave të ndryshme imagjinare). Më tej modelet e sjelljejeve, interesave dhe aktiviteteve të kufizuara, përsëritëse dhe stereotipike, duke përfshirë stereotipe motorike dhe manierizma.Këto shqetësime nuk shkaktohen nga ndonjë çrregullim tjetër pervaziv i zhvillimit apo skizofrenia.

Çrregullimi pervaziv i zhvillimit, i paspecifikuar gjetiu

Kjo kategori duhet të përdoret kur ka një dëmtim të ashpër dhe pervaziv në zhvillimin e marrëdhënieve sociale reciproke ose aftësive të komunikimit verbal dhe joverbal, apo kur janë të pranishme sjelljet, interesat dhe aktivitetet stereotipike, por nuk gjenden kriteret për një çrregullim specifik pervaziv të zhvillimit, skizofreni, çrregullim skizotipal i personalitetit, apo çrregullim i personalitetit shmangës. Për shembull, kjo kategori përfshin “autizmin atipik”-gjendje në të cilën nuk gjenden kriteret për çrregullimin autik për shkak të moshës së madhe të fillimit, simptomatologjisë atipike, simptomatologjisë nën prag, apo të gjitha këto.

A kanë të gjithë fëmijët me autizëm zhvillim të vonuar?

Jo, ka një shtrirje të gjerë të aftësive kognitive apo të të menduarit ndërmjet fëmijëve me autizëm. Disa prej tyre kanë një koeficient inteligjence nën mesataren, ndërsa të tjerë e kanë si prej gjeniu. Fëmijë të tjerë kanë vonesa domethënëse në të gjitha hapësirat e zhvillimit. Megjithëse diagnoza e autizmit nuk varet nga aftësitë kognitive të fëmijës, ajo ndihmon në ofrimin e informacionit lidhur me atë fushë që rezulton e dëmtuar, në mënyrë që të kuptohen më mirë nevojat dhe aftësitë e fëmijëve dhe të planifikohen ndërhyrje sa më efikase.

SIMPTOMAT

  • Autizmi karakterizohet kryesisht nga ndërveprimet e tij unike sociale, mënyrat jostandarde të të mësuarit, interesat e mprehta në lëndë specifike, prirja për rutina, sfidat në komunikimet tipike dhe mënyrat e veçanta të përpunimit të informacionit shqisor.

Simptomat kryesore të autizmit janë:

  • sfidat e komunikimit social
  • sjelljet e kufizuara, të përsëritura.

Simptomat e autizmit mund të:

  • fillojnë në fëmijërinë e hershme (edhe pse mund të mos njihen)
  • vazhdojnë dhe ndërhyjnë në jetën e përditshme.

AUTIZMI SHOQËROHET GJITHASHTU ME SHKALLË TË LARTË TË DISA GJENDJEVE TË SHËNDETIT FIZIK DHE MENDOR

Sfidat e komunikimit social

Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal. Për shembull, ata mund të mos kuptojnë ose përdorin siç duhet karateristikat në vijim si:Gjuhën e folur (rreth një e treta e njerëzve me autizëm janë joverbalë), gjestet, kontaktin me sy, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit, shprehjet nuk synohen të merren fjalë për fjalë.

Sfidat sociale shtesë mund të përfshijnë vështirësi si:

  • Njohja e emocioneve dhe synimeve te të tjerët
  • Njohja e emocioneve të veta
  • Shprehja e emocioneve
  • Të kërkuarit rehati emocionale nga të tjerët
  • Ndihen të mbingarkuar në situata sociale
  • Marrja e radhës në bisedë
  • Matja e hapësirës personale (distanca e përshtatshme midis njerëzve)

Sjellje të kufizuara dhe të përsëritura

Sjelljet e kufizuara dhe të përsëritura ndryshojnë shumë në të gjithë spektrin e autizmit. Ato mund të përfshijnë:

  • Lëvizje të përsëritura të trupit (p për shembull: lëkundje, përplasje, rrotullim, vrapim përpara dhe mbrapa).
  • Lëvizje të përsëritura me objekte (përshembull: rrotullimi i rrotave, tundja e shkopinjve, rrotullimi i levave)
  • Shikimi në dritat ose objektet që rrotullohen.
  • Sjelljet rituale (përshembull rreshtimi i objekteve, prekja e objekteve në mënyrë të përsëritur në një rend të caktuar).
  • Interesat e ngushta ose ekstreme në tema specifike.
  • Nevoja për rutinë, rezistencë ndaj ndryshimit ( përshembull i njëjti orar ditor, menuja e vakteve, rrobat, rruga për në shkollë)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =