Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Horror në Lezhë/ Hajdutët u presin kokat bagëtive dhe më pas i vjedhin

Katër familje në Torovicë të Lezhës kanë rënë pre e vjedhjeve gjatë natës së mbrëmshme, ku mësohet se hajdutët kanë hyrë dhe u kanë marrë bagëtitë.

Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se grabitja është shoqëruar me skena horror, pasi mësohet se fillimisht bagëtive i është prerë koka dhe më pas janë vjedhur.

Banorët të shqetësuar thonë se kjo është një situatë e përsëritur.

Ndërsa policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + three =