SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar mbi hetimet e kryera për inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg””, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.