Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”. Policia bën me dije se mbi D. S., 60 vjeç, rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Gjithashtu paralajmëron qytetarët që të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 1 =