Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Konsultimet për zgjedhjen e Presidentit të ri, PS cakton 3 negociatorët

Në prononcimin për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve socialistë, kreu i grupit Taulant Balla foli për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai tha se deputetëve u është kërkuar që të vijnë me propozime konkrete dhe konfidenciale.

Balla tha se teksa kanë nisur diskutimet brenda grupit socialist, ai së bashku me deputetët Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë mandatuar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron drita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces.

Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar.

Deputetëve iu është kërkuar që deputetët të vijnë me propozime konkrete, konfidenciale nëse duan me qëllim që ne të kemi gati në një kohë një short listë të atyre që mund të jenë kandidaturat e mundshme”, tha Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + twenty =