Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Detaje tronditëse të gazetës britanike “Financial Times” / Si u shitën perendimorët tek agjentët rusë

Nga Enver ROBELLI-

? Më 2017 Rusia kishte një agjent i cili punonte si këshilltar i ngushtë i ministrit të atëhershëm francez të Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, i cili tani është ministër i Jashtëm i Francës. Këtë e ka konfirmuar ish-shefi i spiunazhit francez Bernard Bajolet në një intervistë
? Në korrik të vitit 2020 autoritetet daneze zbuluan përpjekjet ruse për të vjedhur teknologji në fushën e energjetikës
? Në gusht të po atij viti u arrestua një oficer i lartë francez, i cili punonte për komandën detare të NATO-s, për shkak se i kishte dorëzuar një agjenti rus material sekret
? Në dhjetor 2020 autoritetet holandeze dëbuan dy agjentë rusë, të cilët kishin tentuar të vjedhin inteligjencë artificiale dhe nanoteknologji nga firmat holandeze
? Në mars 2021 Bullgaria arrestoi gjashtë shtetas të saj, mes tyre zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak se për 3000 dollarë u kishin shitur agjentëve rusë informata të rëndësishme
? Po më 2021 autoritetet italiane arrestuan kapitenin e marinës Walter Biot. Ai u zbulua duke iu shitur agjentëve rusë sekrete ushtarake për 5000 dollarë. Procesi gjyqësor kundër Biot është hapur javën që shkoi
? Në qershor 2021 autoritetet gjermane arrestuan një shkencëtar rus (Ilnur N.) për shkak të vjedhjes së sekreteve aeronautike dhe teknologjisë së raketave nga qendrat hulumtuese në Augsburg
? Në shtator 2021 autoritetet gjermane arrestuan një punëtor të sigurimit të parlamentit gjerman, i cili i kishte shitur agjentëve rusë planet e detajuara ndërtimore të godinës së parlamentit dhe sistemeve të tij
? Sllovakia këto ditë arrestoi tre shtetas të saj që kishin spiunuar për Rusinë
Rusia ka tri shërbime të mëdha sekrete. Për këto shërbime punojnë rreth 400 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 17 =