Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Spaho: Basha është i mirëpritur të kandidojë për kryetar, ‘Rithemelimi’ kërkon bashkim

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, deklaroi se Komisioni i Rithemelimit është për bashkimin e Partisë Demokratike.

I ftuar në Vizion Plus, Spaho tha se pavarësisht raporteve mes demokratëve, ‘Rithemelimi’ i mëshon frymës bashkuese.

“Ne jemi për bashkimin e pjesëve pavarësisht raporteve. Këtë frymë po përpiqemi ta çojmë gjithëandej jo vetëm në nivelet e larta por tek baza”, tha Spaho.

Teksa foli për procesin zgjedhor për kreun e PD, Spaho tha çdokush që ka interes është i mirëpritur t’i bashkohet garës dhe të kandidojë. Spaho shton se vetë Berisha është shprehur se edhe Basha është i ftuar të kandidojë.

“Procesi për zgjdhjen e kryetarëve të dëgeve do të shtyhet deri në 20 prill. Ne i ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të na bashkohen në proces sepse duam të krijojmë një PD që shpreh interesin e të gjithëve. Nuk mohojmë as kontributin e atyre që vite me radhë kanë qenë në opozitë, por rrethanat na sollën në një ndarje të tillë”, tha Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + eleven =