Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Arrestohen shtatë persona brenda pak orësh

Policia e Tiranës ka arrestuar brenda pak orësh shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Mes tyre një 53 vjeçar, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe.

Ndërsa një i ri, u arrestua nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 6. Shtetasi B. Xh., 31 vjeç, ka tentuar të vjedhë disa produkte në një market, dhe gjatë tentativës për tu larguar, ka thyer xhamin e marketit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 53 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. P., 31 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një kompani private.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Xh., 31 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka tentuar të vjedhë disa produkte në një market, dhe gjatë tentativës për tu larguar, ka thyer xhamin e marketit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. G., 39 vjeç, I. S., 22 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit e mitur A. Z., 16 vjeç, dhe E. D., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi kanë goditur me grushte shtetasin F. A., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − eleven =