Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Reagon Berisha: Njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit dhe të thonë ‘këta nuk janë gjallë’

Vjen reagimi i parë i ish kryeministrit Sali Berisha pas vendimit të kryesisë së PD për përjashtimin e tij përgjithmonë nga Partia Demokratike.

I ftuar në ABC News, Berisha e cilësoi këtë vendim si një zero lajm. Sipas tij, me këtë vendim, Basha po bën vetëm një përpjekje për të shpëtuar nga krimet që kreu me kryeministrin Rama ndaj protestuesve në 8 janar.

Zero lajm, sepse ka vetëm një përpjekje të Bashës për të shpëtuar nga krimet që kreu me Ramën ndaj protestuesve paqësor të cilët, thyen ndonjë xham, thyen ndonjë derë, por nuk gërvishtën asnjë person të vetëm”, u shpreh Berisha.

“Në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhje të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi më tej Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + 14 =