Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave gjatë protestës së ditës së shtunë para selisë blu.

Bëhet fjalë ujin dhe gazin lotësjellës të hedhur ndaj tyre, kur shquheshin qartë se ishin punonjës të mediave, raporton Euroactiv.

Kjo e fundit shkruan se ditën e shtunë para Partisë Demokratike u zhvillua një protestë, ku mbështetësit e Sali Berishës hynë në godinë pavarëisht ‘blindimit’ që i kishte bërë kryedemokrati Lulzim Basha selisë.

Media e huaj raporton se protestuesit përdorën mjete të ndryshme për të hapur dyert që të hynin në selinë blu, ndërsa shton se policia shpërndau turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotësjellës. Reporterët pa Kufij kanë kërkuar sanksione për përgjegjësit e kësaj sjelljeje ndaj punonjësve të mediave.

“Disa gazetarë u vunë në shënjestër, duke përfshirë operatorë kamerash që u goditën drejtpërdrejt me ujë. Gazetarë të tjerë pësuan probleme me frymëmarrjen dhe shikimin nga gazi. Reporterët pa Kufij bënë thirrje për sanksione për ata që janë përgjegjës për dhunën e policisë ndaj gazetarëve”, shkruan Euroactiv.

Reporterët pa Kufij kanë theksuar se autoritetet shqiptare janë kritikuar vazhdimisht për përdorimin pa kriter të këtyre metodave gjatë protestave, në dëm të punonjësve të medias, detyra e të cilëve është të raportojnë nga vendngjarja.

Gjithashtu sjellin në vëmendje se kjo sjellje e punonjësve të policisë është treguar edhe gjatë protestave të opozitës në vitin 2019, shembjes së Teatrit Kombëtar apo demonstratat për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − five =