Teksa vendi po përballet me rritje të shifrave me Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend.
Ajo ka bërë me dije se iu ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren për respektimin e masave anti-covid. Manastirliu vuri theksin te verifikimi i certifikatave të vaksinimit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtar.
“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit, çertifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Manastirliu në Facebook.