Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Boçi e zbulon: Ja përse Basha nuk më përjashtoi nga PD

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me krizën brenda PD dhe vendimet e marra për pezullimin dhe përjashtimin e disa prej figurave kryesore të partisë.

Boçi tha se situata kishte ardhur në një pikë të vështirë aq sa ishte nxitur një atmosferë “lufte” për shkak se nuk ishin ndjekur mekanizmat politikë për t’u përballur me këtë krizë. Sa i përket mungesës së pezullimit apo të përjashtimit ndaj tij, Boçi tha se i vetmi sqarim mund të ishte fakti që nuk bënte pjesë as në Komisionin e Rithemelimit të PD dhe as nuk kishte post drejtuesi politik në ndonjë qark të caktuar. Gjithsesi Boçi shtoi se këto vendime të ndërmarra nga Basha nuk i njihnin dhe nuk i pranonin si të tilla.

I pyetur sesi mund të zgjidhej kriza që ka kapluar partinë Demokratike, deputeti demokrat u shpreh se e vetmja gjë që po kërkohej ishte nisja e një procesi zgjedhor brenda partisë deri në muajin mars dhe më pas vendimi të merrej me votë nga anëtarësia.

Luçiano Boçi: Po iniciohet një atmosferë lufte ndërkohë që ekzisotojnë mekanizmat politikë për të zgjidhur krizën. Ka një krizë të besimit të anëtarësisë drejt lidershipit të PD dhe prandaj modaliteti u gjet nëpërmjet thirrjes së Kuvendit Kombëtar duke hapur një process zgjedhor. Por përkundër mekanizmave politikë përdoret gjuha e luftës siç ishte përjashtimi apo pezullimi i deputetëve. Jo më kot është përdorur termi i bunkerizimit të partisë sepse kjo shihet edhe nga pamjet që ka marrë selia sot.

Ata kërkuan të nxirrnin anëtarët e PD si vandalë ndërkohë që këta të fundit i kanë mbështetur ndër vite. Kjo më hait, këta njerëz që janë elita e një partie a mund të kenë një lloj reflektimi në një moment të caktuar? Besimi i thyer në lidership ka kaluar kufijtë dhe nuk ka më besim tek vetë PD-ja dhe nëse do vazhdojë kjo gjendje jemi në moment alarmi. Unë kërkoj që të ndërgjegjësohen dhe të ulen të zgjidhim politikisht këtë. Nuk ka asgjë të keqe të kalohet në votë. Ajo që është kërkuar nga Komisioni i Rithemelimit, është process zgjedhor dhe deri në mars të ketë një fushatë brenda PD dhe është anëtarësia ajo që vendos. Unë shoh që kjo distancë sa vjen e rritet më shumë, edhe grupi parlamentar është larguar me vite dritë nga anëtarësia.

Unë kam lezuar edhe deklarata tronditëse ku përdoret një gjuhë anale politike madje primitive ku kolegë të mia e parashtrojnë gjendjen në kontekstin emocional pa dhënë asnjë lloj alternative për zgjidhje.

Ju nuk ishit as të përjashtuar as të pezulluar. Pse ndodhi diçka e tillë?

Boçi: Së pari nuk është vetëm një lëvizje e Berishës, është një lëvizje e anëtarësisë së PD për të hapur procesin zgjedhor për shkak të mungesës së besimit. Kjo është lëvizje e anëtarëve demokratë si asnjëherë më parë. Nuk kam ndonjë emocion të veçantë ndaj këtij fakti jam neutral. Në momentin që e kam marrë detyrën dhe funksionin nuk kam pasur ndonjë emocion. Por për sqarim, aty janë përjashtuar anëtarët e Komisionit të RIthemelimit dhe drejtues politik të qarqeve dhe unë nuk kam asnjërin prej këtyre posteve.

Kjo është arsyeja formale dhe kështu mendoj unë se është vepruar sepse unë nuk jam pjesë e vendimmarrjes dhe nuk marr pjesë në asnjë mbledhje. Prej dy muajsh nuk më vjen asnjë lloj njoftimi dhe madje edhe na janë mbyllur portat kur kam shkuar të hyj në seli megjithëse me vete kemi pozicionin politik dhe atë të deputetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 + fifteen =