Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

20 janari afati i fundit për deklarimin e pagave, në mars bizneset i nënshtrohen kontrollit

Skandali me rrjedhjen e të dhënave dhe pagave pati koston e vet. Ashtu sikurse njoftoi kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me mediet për vitin 2021, 20 janari është afati i fundit që punëdhënësit dhe bizneset te deklarojnë listën me pagat e punëtorëve.

Sot, në një konferencë për mediet, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, deklaroi se çdo biznesi i është dërguar një letër në formë kërkese për të realizuar deklarimin e pagave deri më 20 janar.

“Në vitin 2020 tatimet arritën të rrisnin me 30% deklarimet. Marrë shkas nga ajo që ndodhi me pagat, tatimet kanë filluar të merren masa dhe ka nisur dërgimi i më shumë se 10 mijë letrave, presim që bizneset të bëjnë një reagim që në 20 janar për ato paga që janë të nëndeklaruara. Ajo që ndodhi ne dhjetor pavarësisht se dolën të dhëna personale, por ka dhe anë pozitive. Në nismën kundër informalitetit do të nisim analizimin e nivelit të pagave të deklaruara nga tatimpaguesit, sipas profesioneve dhe sektorëve. Vlerësimin e të dhënave të depozituara nga subjektet tatimpaguese, identifikimi i tatimpaguesve dhe individëve që krijojnë dyshime të arsyeshme për mosdeklarimin real të punonjësve, ushtrimin e kontrolleve dhe komunikimin me subjektet tatimpaguesve”, deklaroi Ibrahimaj.

Pas deklarimit të pagave, ministrja tha se qeveria ka një plan masash që konsiston në kontrollin e bizneseve, pasi të jenë kryer analiza të thelluara duke përdorur të gjitha databazat e mundshme.

“Tashmë ne kemi bërë një plan masash i cili do të ndiqet nga disa institucione dhe jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe do të drejtohet nga Ministria e Financave i cili pas datës 20, pas thirrjes që qeveria i ka bërë të gjitha bizneseve për vetëkorrigjim duke i qëndruar fort parimit të vetëdeklarimit ne do të fillojmë një sërë analizash për ato subjekte që nuk kanë reaguar në korrigjimin e pagave të tyre dhe nëpërmjet një ekipi, një njësie speciale e cila do të merret vetëm me çështjen e pagave, do të bëjmë këto analiza, do të bëjmë disa kontrolle nga zyra me qëllim që t’i shkojmë më thellë këtyre analizave. Do të përdorim gjithë databazat e mundshme që kemi në dispozicion me qëllim që të kuptojmë të vërtetën për deklarimin e pagave dhe sigurisht që do të vijojmë me kontrolle të thelluara duke përdorur gjithë instrumentet që administrata shtetërore ka për kontrollet e bizneseve. Plani sigurisht që do të jetë i shtrirë gjatë gjithë vitit, pra nuk ka një afat përfundimi, por këto kontrolle do të fillojnë që pas muajit shkurt. Muaji shkurt do ketë analiza të thelluara nga zyrat dhe gjatë muajit mars do fillojmë me kontrollet”, tha ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − six =