Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Nga sot e në vazhdim, Basha s’do mund kurrë të zbresë në bazë

Në një dalje publike pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në selinë e PD-së, Lulzim basha mori rolin e viktimës, duke harruar se ishin mbështetësit e ytij ata të cilët dhunauna e mbytën me gaz demokratët në oborrin e shtëpisë së tyre. Përmes deklaratave krejt të përhumbura e të mbushura me mllef, Basha mori sot rolin e viktimës, duke tentuar të hiqet para shqiptarëve si njeriu që u sulmua me pa të drejtë.

Madje tha se nuk mund të qeshte edhe pse fitoi betejën e djeshme. Pra sipas Bashës dje ishte vetëm një betejë për karrige, ku pasi gjakos demokratët ai arriti të mbajë selinë, duke u munduar kështu të vazhdojë pazaret me pushtetin, sic ka ndodhur përgjatë gjithë këtyre viteve.

Por Lulzim Basha harron se dhuna dje mbi demokratët në fakt është fundi i tij politik. Që nga dje, Basha ka humbur çdo të drejtë morale për tju drejtuar demokratëve njëzëri, për ti bashkuar ato apo për ti përfshirë ne beteja elektorale. Nga sot e në vazhdim Basha e di mirë se do e këtë të pamundur të zbresë në bazë. Aty do të gjejë me patjetër një demokrat, që me urdhër të tij u gjakos në 8 Janar në selinë e PD. Ballafaqimi me demorkatët nga sot e tutjte ëhstë një ‘mollë e ndaluar’ për Lulzim Bashën.

Në këto kushte, kur më shumë se 80 % e partisë janë kundër tij dhe nën kontroll ka vetëm pjesën burokratike të PD-së, Basha nuk ka më asnjë shans të jetë drejtues në këtë parti. Ai nuk mundi të arrinte rezultate kur kishte pas vetes gjithë mbështetjen e Berishës, madje edhe të koalicionit. Imagjinoni tani kur zotëron vetëm 20 % të anëtarësisë dhe mes shqiptarëve të tjerë ka humbur të gjitha pikët.

Nga sot e në vazhdim Basha është një kalë beteje ku cdokush mund të vendosë bast mbi të, vetëm për të humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − 15 =