Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Situatë alarmante në spitalin e Krujës, qindra pacientë të helmuar nga uji, reagon i shqetësuar Ilir Meta

Gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Krujës ka pasur një gjendje alarmante. Bëhet me dije se shumë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar presidenti Ilir Metra.

“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.

Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 + 14 =