“Unë jam student i ekselencës, personalisht jam gati të djeg vitin nëqoftëse nuk merret një vendim kundër vaksinimit me detyrim.”
Përballë këtij qëndrimi të një pjesë te mirë të studentëve, universiteti “Fan Noli” i Korçës luajti kartën e autonomisë për të sfiduar udhrin e Ministrisë së Arsimit që në auditore të lejohen vetëm të vaksinuarit ose ata që paraqesin çdo javë test që provon se nuk janë mbartës të koronavirusit.
“Të vaksinuar dhe të pavaksinuar do të futen me maska në auditore.”
Në ditën e parë të rikthimit në auditore, pas gati 2 viteve mësim online, studentët e pavaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan shpëtuan vetëm me një këshillë.
“Nuk jam vaksuinuar dhe nuk e prekën fare pjesën e vaksinimit.”
Drejtuesit e universitetit ku vetëm 30 % e 12 mijë studentëve rezultojnë të vaksinuar nuk pranuan të komentojnë, ndërsa studentët ishin të ndarë në qëndrime çfarë do të bëjnë në vijim.