Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Tanke e helikopterë në kufi/ Rama flet për tensionet në veri: Kosova nuk është një territor pa zot

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel për tensionet e krijuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Kreu i qeverisë tha se sjelljet radikale serbe janë reagime disporcionale dhe e sheh më shumë si shfaqje teatrale çdo gjë.

“Panorama është shumë e qartë,. Kosova ka të drejtë dhe patjetër që kjo duhet të zgjidhet me dialog dhe s’ka zgjidhje tjetër. Komuniteti ndërkombëtar e di që Kosova ka të drejtë. Po kërkohet që situata të ç’tensionohet. Këtu bëhet fjalë për marrëveshje të kahershme. Është reagim dispropocional. Akoma më keq është shfaqja teatrale me tanqe, helikopterë, aeroplane, që nuk bën gjë tjetër veçse nxit serbët drejt drejtimeve të gabuara. Aspekti ushtarak është vetëm teatër, pasi Kosova nuk është tokë pa zot, sepse dihet që pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake. Në aspektin politik është tensionuese shumë që i kthen qytetarët serbë në pengje të një dialogu të mbetur rrugëve. Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë sajesë mediatike. Kemi një mos dakordësi me Ballkanin e Hapur. Por përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm. Si vizitë e parë jashtë vendit na takon të shkojmë në Kosovë. Tema kryesore ishte çuarja përpara e bashkëpunimit”, tha Rama në “Open”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seven − three =