Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Rama pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi

Kryeministri Rama ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, të parën në mandatin e tij të trete qeverises.

Kreu u qeverisë është pritur me një ceremoni shteterore në Prishtinë nga homologu I tij Albin Kurti.

Rama shoqërohej në këtë vizite nga pjesa dërrmuese e kabinetit qeveritar.

Pritet që pas takimit mes dy kryeministrave në praninë e shumicës së Ministrave të dy kabineteve, Rama dhe Kurti të dalin në një konferencë për shtyp.

Vizita e Ramës në Kosovë me ftesë të Albin Kurtit, vjen në një moment tensionesh mes Prishtines zyrtare dhe Beogradit.

Kjo për shkak të përplasjeve për target e përkohshme, teksa reciprociteti i vendosur nga qeveria e Kurtit nuk  I ka pëlqyer aspak Serbisë.
Por djegia e disa institicioneve shteterore në veri të Kosovës, ka shtuar ndjeshëm tensionet aq sa Serbia ka dërguar forca ushtarake ne kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × five =