Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Covid-19/ Gjermania shpall Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut si zona me rrezik të lartë

Duke filluar nga e diela, 22 gusht 2021,Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur instituti gjerman Robert Koch (RKI), të premten padite në faqen e internetit.

Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, Dominika, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë), si edhe Irlanda. rajonet kufitare dhe perëndimore.

RKI hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës.

Cfarë vlen tani për udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut?

Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin www.einreiseanmeldung.de para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.

Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të bëjnë një test negativ. Në Gjermani duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë rezultatin negativ të testit të koronës.

Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët:

a. kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit,

b. janë tranzit nëpër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt;/DW

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 − eleven =