Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Kërcënimi i gjyqtares në Tiranë, kush është 39-vjeçari i arrestuar nga Policia

Policia ka dhënë identitetin e 39-vjeçarit të arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosjen e një gjyqtare.

Personi i arrestuar paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është 39-vjeçari Andri Leka, ndërsa ende nuk dihet identiteti i gjyqtares që ai ka kanosur.

“Nga sherbimet e Komisariat Nr.2, eshte kapur personi ne kerkim shtetasin Andri Leka, 39 vjeç, lindur ne Drurres dhe banues ne Tirane. Ky shtetas eshte shpallur per vepren penale “Kanosje e gjyqtarit”. Po kryhen veprimet proceduriale për rastin”, njofton policia.

Pritet në vijim të zbulohet edhe çështja që ka pasur Leka me gjyqtaren e kanosur. Arrestimi i tij është bërë në  rrugë nga Policia dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − 6 =