Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Rama nxjerr maketin për portin e Durrësit: E projektuar nga studio e Dubait (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me transformimin që do të bëhet në portin e Durrësit.

Kryeministri ka publikuar një foto nga maketi i përfunduar në studion e urbanistikës të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në portin e Durrësit dhe shkruan se aty së shpejti do të nisë puna.

Ndër të tjera ai shkruan se Porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten + 12 =