Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Kurbin, dyshimet e para të policisë

Mbrëmjen e të hënës, në Fushë Gjormë të Kurbinit është gjetur në rrugë një person pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si 53-vjeçari P. Gj., banues në Adriatik të Kurbinit.

Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po pëpiqet të zbardhe të gjithë dinamikën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 + one =