Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Ky është futbollisti i Evertonit që u arrestua nga policia i akuzuar për pedofili

Ditën e djeshme, u përhap me shpejtësi të madhe lajmi mbi arrestimin e një futbollisti të Evertonit me akuzat për pedofili nga policia angleze, por nuk u bë i ditur emri i tij për shkaqe hetimesh.

Por, mediat nuk kanë nguruar të zbulojnë identitetin e futbollistit të përfshirë në këto akuza të turpshme, dhe ai është pikërisht kapiteni i Evertonit Gilfi Sigurdson.

Islandezi dyshohet se është i përfshirë në këto ngjarje të turpshme, por u la i lirë nga policia pasi ka paguar garancinë dhe hetimet për të ende vazhdojnë.

Mesfushori 31-vjeçar u arrestuar të premten në shtëpinë e tij në Mançester. Sigurdson u ble nga skuadra e Suonsit për shumën e 50 milionë eurove në vitin 2017, dhe dy vite më vonë u martua me modelen islandeze Aleksandra Ivardotir.

Vetë klubi i Everton reagoi për këtë çështje duke mos bërë të ditur emra futbollistësh, por identiteti i islandezit është hapur me shpejtësi të madhe duke shkaktuar dhe reagime të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one + 2 =