Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Viktimat nga përmbytjet në Gjermani, reagon Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka shprehur solidarizimin me popullin dhe shtetin gjerman në lidhje me viktimat dhe situatën e krijuar prej stuhive dhe përmbytjeve shkatërrimtare.

Postimi i plotë: Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 5 =