Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Vëlla e motër dhanë ryshfet, ja si ra Rovena Voda në përgjimet e SPAK

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Prokurori Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës. I arrestuar së bashku me prokurorin ishte edhe Emirjan Beu, i cili është një biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

Emirjan Beu kishte ndërhyrë te prokuroi Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arrestuar pasi ishin kapur me drogë në Kukës. Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, avokate, e cila gjithashtu është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet  e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.

Nga dosja e prokurorit Edmond Karriqi, SPAK ka zbuluar mbi 10 zyrtarë që janë përfshirë në afera korrupsioni e shkelje ligji duke favorizuar persona të proceduar për shkelje ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 + fifteen =