Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Nuk iu bë kurrë realitet / 10 vite pas vdekjes, zbulohet dëshira e madhe e Amy Winehouse

BBC ka publikuar së fundmi një dokumentar mbi këngëtaren e ndjerë, Amy Winehouse, e cila duket se ëndërronte të kishte shumë fëmijë.  Dëshira e divës muzikës është zbuluar në një dokumentar që shënon 10 vjetorin e vdekjes së saj.

Në dokumentar përfshihet një intervistë e këngëtares, e cila u pyet nëse ishte në planet e saj për tu bërë nënë në 10 vitet e ardhshme.

“Do të doja të kisha disa fëmijë, 2 ose 3”- tha Amy Winehouse.

Dokumentari i BBC-së, Reclaiming Amy, do publikohet më 23 korrik, 10 vjet pasi mjekët e gjetën këngëtaren të vdekur në shtëpinë e saj, në moshën 27 vjeçare.

Në dyshemenë e shtëpisë së saj në Camden, London North u gjetën shishe vodka të boshatisura. Ajo kishte ndërruar jetë për shkak të helmimit nga alkooli.

Amy mësohet se konsumonte rregullisht heroinë, kokaine dhe kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + three =